Ndalohet pronari i një kompanie në Gjilan, i shkaktoi dëm 66 mijë euro buxhetit të komunës

HomeLajme

Ndalohet pronari i një kompanie në Gjilan, i shkaktoi dëm 66 mijë euro buxhetit të komunës

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar të dyshuarin M.I., pronar i kompanisë “Arch Design”, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur

Gastronomët vazhdojnë t’i kundërshtojnë masat kundër COVID-19: Do t’i drejtohemi parlamentit
Do të subvencionohet 50 për qind e pagës për gratë që punësohen në Kosovë
Një qytetar sillet pa shenja jete në spitalin e Gjilanit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar të dyshuarin M.I., pronar i kompanisë “Arch Design”, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ishte kontraktuar nga komuna e Gjilanit për mbikëqyrjen e punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër.

Dyshohet se ai, në cilësi të mbikëqyrësit të punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, që nga data 12 korrik 2017 deri më 3 dhjetor 2020 ka pranuar si pozicione të kryera, punë të pakryera në vlerë rreth 66 mijë euro, duke e dëmtuar buxhetin e komunës së Gjilanit, ndërsa kompanisë ‘’Vision Project/Dino-SHPK’’, i ka siguruar përfitim material në shumën e lartcekur”, thuhet në komunikatën për shtyp të prokurorisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/