Banorët në rrugën "Ismet Jashari" në Gjilan janë hutuar në mëngjes kur kanë parë se rruga me të cilen i kanë të gjitha dokumentat nuk e ka më atë emër
Banorët në rrugën “Ismet Jashari” në Gjilan janë hutuar në mëngjes kur kanë parë se rruga me të cilen i kanë të gjitha dokumentat nuk e ka më atë emër, e cila siç thojnë ata është ndërruar pa njoftim paraprak dhe pa ndonjë arsye te theksuar.
Si banorë të rrugës “Ismet Jashari”( afër rrugës qarkore) deshëm ta ndajmë një shqetësim në lidhje me ndryshimin e emërtimit të rrugëve në rrugën qarkore në Gjilan pa njoftim paraprak dhe pa ndonjë arsye te theksuar. psh: Rruga e cila deri dje ishte me emrin Rruga ”Ismet Jashari“ brenda natës bëhet Rruga ”Bahtir Jahiri”.
Kërkojmë nga organet komunale të japin një shpjegim për këto ndryshime sepse çdo ndryshim i emërtimit të rrugëve shkakton konfuzitet në adresat e banorëve të lagjes të cilat i kanë dhënë gjatë marrjes së dokumenteve personale thuhet në reagimin e banorëve të rrugës “Ismet Jashari“ në Gjilan./rajonipress/