Ndriçimi publik ende jo funksional, shpeshtohen vjedhjet, terri i mesjetës ende i pranishëm në Gjilan

HomeLajme

Ndriçimi publik ende jo funksional, shpeshtohen vjedhjet, terri i mesjetës ende i pranishëm në Gjilan

Gjilan – Në shumë lagje të qytetit ndriçimi publik nuk funksionon kjo për shkak se KEDS-i e ka ndërprerë qëllimisht. Ky veprim i KEDS-it po ju kushton

Vrasjet në Kosovë fenomen shqetësues, vetëm këtë vit u vranë 19 persona
Ndriçimi publik i Rrugës Qarkore një dështim i Komunës sonë!
Vdekje të dyshimta në Gjilan dhe Viti

Gjilan – Në shumë lagje të qytetit ndriçimi publik nuk funksionon kjo për shkak se KEDS-i e ka ndërprerë qëllimisht. Ky veprim i KEDS-it po ju kushton qytetarëve gjilanas të cilët po jetojnë sërish në terr dhe në kushte të mesjetës. Rreziku natën për të lëvizur lirshëm ende është i pranishëm kurse vjedhjet nga hajnat janë shpeshtuar.

Reduktimet ende janë të pranishme, ndërsa ndriçimi publik është ende jo funksional.
Shumë lagje të mëdha të Gjilanit po jetojnë në terr dhe në kushte të mesjetës.

Salihu një 50 vjeçar në lagjen e tetë thotë se qentë endacak janë të pranishëm kudo, vjedhjet janë shpeshtuar për shkak të mungesës së ndriçimit publik nëpër rrugë.”Pa ndriçim publik lagjet e Gjilanit janë të vdekura dhe të boshatisura” shprehet ky qytetar.

Shumë mërgimtar ndërkaq vazhdojnë të kthehen mbrapa për shkak të mungesës së energjisë.

Eseti mërgimtar nga Zvicra thotë se nuk e ka pritur që në këtë kohë dhe në këtë situatë ai të ballafaqohet me kushte banale siç është rryma.”Kjo vërtet po më duket qesharake mos me pas rrymë dhe mos me mujtën me ecën lirisht nëpër rrugë të lagjes nga frika prej hajnave dhe qenve endacak” shprehet ai./rajonipress/