Ndryshim total i motit: Fillojnë reshjet e shiut dhe borës

HomeLajme

Ndryshim total i motit: Fillojnë reshjet e shiut dhe borës

Kanë filluar reshjet e shiut dhe borës në vend, derisa moti ka ndryshuar dukshëm nga dje ku në pjesën e madhe të ditës kishte intervale me diell, shkr

Kanë filluar reshjet e shiut dhe borës në vend, derisa moti ka ndryshuar dukshëm nga dje ku në pjesën e madhe të ditës kishte intervale me diell, shkruan Gazeta Metro.

Në vazhdim keni parashikimin e motit për këtë javë:

Nga dita e mërkurë gjatë ditës parashihet të mbajë mot më i butë. Prej ditës së enjte edhe me më shumë diell. Orëve të mëngjesit mbesin mundësitë për ngrica, e në vise të ulëta edhe për mjegull/mjegullinë.

Qarkullimi i mirë ajror në ditët e para të javës, edhe sjell te përmirësimi i situatës me cilësinë e ajrit. Ndotësit ajror do të jenë më të shpërndarë e indeksi do të kaloj në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e mërkurë me qetësimin e erës, ndotësit mbesin pranë sipërfaqes, në koncentrime të rritura, ndërsa indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

7.02 – Në mëngjes intervale me diell. Ditën vransirat shtohen. Deri në mesditë butë. Pasdite priten reshje shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në reshje bore. Vende-vende reshjet e borës vazhdojnë edhe në mbrëmje.

8.02 – Mot i ftohtë dhe me erë. Vransira dhe intervale me diell. Deri në mesditë përreth viseve kodrinoro-malore priten reshje lokale bore.

9.02 – Paradite me vransira, përreth viseve kodrinoro-malore nga veriu i vendit, mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën vransirat shpërndahen e në mbrëmje kthjellime.

10.02 – Pas ngricave në mëngjes, ditën butë dhe kryesisht me diell.

11.02 – Paradite intervale me diell. Ditën më butë, me shtim të vransirave.

Temperaturat fillimisht në rënie, e në pjesën e dytë të javës në rritje, ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet luhaten ndërmjet -1C e -3C, e maksimalet pasi pësojnë rënie deri në 2C ditën e martë, nga enjta shënojnë rritje edhe deri në 11C e 12C ditën e premte.

Ditën e hënë frynë erë edhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 5-15m/s, e me kalimin e frontit ndryshon kahjen në veriore, shkurtimisht frynë me hove edhe deri në 18m/s. Ditën e martë frynë nga krahu verior mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-12m/s, e në mbrëmje fillon të qetësohet.

Shtypja atmosferike në rënie edhe nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale./gazetametro.net