Ndryshimi i 17 tetorit po vjen dhe bashkë këtë ndryshim do ta bëjmë me kryetaren Leonora Morina-Bunjaku

HomeLokale

Ndryshimi i 17 tetorit po vjen dhe bashkë këtë ndryshim do ta bëjmë me kryetaren Leonora Morina-Bunjaku

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, mbajti takimin e radhës me kandidatët për Kuvendin

Lutfi Haziri: Qeveria e re i ka të gatshme Projektet që i zgjidhin problemet kryesore të Gjilanit
Vëmendja ndaj sportit e sportistëve të Gjilanit, do e karakterizojë qeverisjen tonë
“Edhe njëherë ma prish orën qishtu”, mësimdhënësi rrah nxënësit shuplaka në Gjilan!

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, mbajti takimin e radhës me kandidatët për Kuvendin Komunal në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në këtë takim të rregullt u diskutua për planprogramin qeverisës të PDK-së në Gjilan, për sfidat e qytetarëve dhe për shqetësimet e tyre që janë krijuar si pasojë e keqqeverisjes aktuale.

Kryetarja Leonora Morina-Bunjaku së bashku me kandidatët e listës fituese për asamble u zotuan se Partia Demokratike e Kosovës do ta ndryshojë qasjen negative të pushtetit lokal, duke e bërë Gjilanin një qytet të dinjitetshëm ashtu siç e meriton.

PDK është zotuar se prioritetet kryesore në qeverisjen tonë të ardhshme në Gjilan të jetë shëndetësia, arsimi dhe mirëqenia e qytetarëve.
Për gratë ndërmarrëse ne do ta bëjmë eliminimin e taksës komunale dhe për të gjitha bizneset që punësojnë gra dhe të rinj do të ketë politika lehtësuese, qoftë me subvencione të pagave apo dhënien e parcelave në shfrytëzim.

Gjithashtu, gratë kryefamiljare dhe personat me aftësi të kufizuar do të mbështeten nga Komuna, kurse sektori i bujqësisë do të ketë fond të veçantë për gratë fermere.

Mbështetja për Leonorën është çdo ditë në rritje dhe besimi i qytetarëve ndaj saj tregon se PDK do ta rikthejë integritetin dhe dinjitetin e Gjilanit.