Në ditën e Bajramit, i mituri vjedh paratë e ndihmave në xhaminë e Gjilanit, pranon se ka kryer edhe pesë vjedhje tjera

HomeLajmeLokale

Në ditën e Bajramit, i mituri vjedh paratë e ndihmave në xhaminë e Gjilanit, pranon se ka kryer edhe pesë vjedhje tjera

Edhe në ditën e Bajramit nuk kanë munguar vjedhjet, pasi një e tillë ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në xhaminë “Ebu Hanife”, në Gjilan. Burimet e

Gjermania i zgjat masat në kufij, ministri: Tani po vendosim se si do të jetë vjeshta për ne
Rritja e pagës minimale në Kosovë zhgënjen veteranët e UÇK-së: S’ka rritje të pensioneve
Në Kosovë s’ka rrymë, mërgimtarët presin në pikat kufitare për të ardhur

Edhe në ditën e Bajramit nuk kanë munguar vjedhjet, pasi një e tillë ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në xhaminë “Ebu Hanife”, në Gjilan.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se imami i kësaj xhamie ka raportuar në Polici se një person i panjohur ka vjedhur paratë që kanë qenë brenda kutisë për ndihma, të cilat kapin vlerën 7 deri në 8 euro.

Por i dyshuari nuk ka mbetur i lirë për një kohë të gjatë, pasi ai u identifikua nga Policia përmes videoincizimeve dhe më pas i njëjti është arrestuar.

Sinjali mëson se i dyshuari është i moshës së mitur dhe me shtetësi është serb.

Ai është marrë në pyetje nga ana e zyrtarëve policorë, të cilëve iu ka ‘rrëfyer’ se i ka kryer edhe pesë vjedhje tjera, duke e pranuar fajin edhe për vjedhjen e parave në xhami.

I dyshuari ka deklaruar para policëve se kryesisht ka vjedhur para dhe telefona që i ka gjetur mbi banakë.

Sipas të njëjtave burime, me vendim të prokurorit të shtetit për krime të rënda në Gjilan, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa paratë e vjedhura i janë kthyer imamit që e ka raportuar rastin.