Në fshatrat e Kamenicës konfiskohen armë e municion

HomeLajme

Në fshatrat e Kamenicës konfiskohen armë e municion

Kamenicë – Në fshatin Kranidell, të Kamenicës me vendim të Gjykatës është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit k

Luta: Faleminderit Përlepnica e Zija Shemsiut dhe e Xhavit Ahmetit për këtë madhështi
Kryeparlamentari Konjufca: Hapja totale ka qenë gabim, përgjegjësinë kryesore e ka qeveria
Mërgimtari paralajmëron Valon Sylën: Ishalla nuk më bjen në dorë se…

Kamenicë – Në fshatin Kranidell, të Kamenicës me vendim të Gjykatës është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta, 5 gëzhoja, 1 pushkë ajrore dhe një fishek.

Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë shfaqur në rrejte sociale duke shtënë me armë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu në fshatin Kranidell, policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës.