Në Gjilan arrestime për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm

HomeLajme

Në Gjilan arrestime për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 19/07/2022 ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të s

Dogana arrin shifra rekord të të hyrave për 9 muaj, ja sa ka mbledhur
Sot kthehet aeroplani i parë i haxhinjve kosovarë
Kancelari austriak: Kosova dhe Bosnja ta dinë që s’janë vetëm

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 19/07/2022 ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar R.A. (1984).

Në vend të ngjarjes ka dal edhe njësiti i krim teknikes dhe janë gjetur prova të mjaftueshme materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Arma e llojit “CANIK” prodhim Turk cal 9×19 mm së bashku me 14 gëzhoja të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.

I dyshuari pas shoqërimit në Stacion Policor është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt, ndërsa rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan. Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon me kampanjën vetëdijësuese duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë. Sa më pak armë, më pak viktima.