Në kohë inflacioni Kurti thotë se Kosova ka shënuar rritje historike ekonomike

HomeLajme

Në kohë inflacioni Kurti thotë se Kosova ka shënuar rritje historike ekonomike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e 100-të të Qeverisë Kosovës ka thënë se për një vit e gjysmë vendi ka shënuar rritjen historike ekon

Dogana e Kosovës kalon gjysmë miliard euro të hyra
Çitaku thotë se mësimi s’po fillon për shkak të kokëfortësisë së Kurtit
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu dy grabitje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e 100-të të Qeverisë Kosovës ka thënë se për një vit e gjysmë vendi ka shënuar rritjen historike ekonomike.

“Kemi rritjen ekonomike historike në vendin tonë për vitin që shkoi me 10.7 për qind ndërkaq në çerekun e parë të këtij viti kemi 4.9 për qind të bruto produktit vendor”, tha Kurti.

Ai ka numëruar dukuritë negative të cilat sipas tij, janë evidentuar dhe ndaluar në të gjithë kabinetin qeveritar.

Kurti përmendi ndalimin e ndërhyrjeve politike në procese të emërimeve, ngrirjen e 3 milionë eurove në kuadër të hetimeve për financim të paligjshëm dhe shpëlarje të parave e shumë të tjera.

“Janë ndaluar ndërhyrjet politike në procese të emërimeve dhe është rritur cilësia e ekspertizës në komisione rekomanduese për procese të rekrutimit në ndërmarrje publike dhe pozitave të tjera të larta drejtuese. Janë ngrirë mbi 3 milionë euro në kuadër të hetimeve për financim të paligjshëm dhe shpërlarje të parave. Për shpronësime të dëmshme në vitin 2021 është dërguar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me procesin e shpronësimeve për projektin e ndërtimeve të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmentin Kiev-Klinë-Zahaq, për të cilën raporti i auditivit ka gjetur një shpërputhje prej 12 milionë euro”.

“Është bllokuar rruga në terminalin doganor në Han të Elezit dhe është bërë shpronësimi i pronave për ndërtimin e rrugës shtetërore në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit. Është dërguar raport në prokurori për 43 milionë euro të shpenzuara nga kontrata që i kemi trashëguar me vlerë totale 131 milionë euro kinse për rregullimin e shtretërve të lumenjve e pikërisht në shumë prej atyre lokacioneve ne vazhdojmë të kemi vërshime. Janë ndërprerë projektet në fushën e efiçiencës së energjisë që me kosto më të lartë sesa vlera e tregut pa planifikim të duhur për arritjen e objektivit do të rezultonin me dëmtim të lartë të buxhetit. Është formuar task-forca për parandalimin e keqpërdorimeve në subvencionime për fermerët dhe është rritur transparenca në raport me subvencione. Shumë nga produktet industriale s’kanë qenë të inspektuara për 23 vitet e fundit. Është ndaluar keqpërdorimi i buxhetit për rezervën shtetërore. Janë raportuar qindra lëndë e keqpërdorime për shkelje ligjore në polici e prokurori. Janë anuluar qindra projekte si rezultat i mungesës së dokumentacionit teknik, posedimi i kontratës aktive. Është fituar një rast në arbitrazhin ndërkombëtar. Kemi zgjidhjen e problemit shumëvjeçar për mosnjohje të diplomave, ndalimin e operimit të institucioneve të palicencuara dhe të paakredituara në sektorin e shëndetësisë. Në përgjithësi janë shlyer obligimet e trashëguara e financuara ndër vite dhe është reduktuar numri i lëndëve përmbarimore”, tha Kurti.