Në mëngjes me pashtetë e jogurt, në mbrëmje Policët e Kosovës u ushqyen me shujta të nxehta

HomeLajme

Në mëngjes me pashtetë e jogurt, në mbrëmje Policët e Kosovës u ushqyen me shujta të nxehta

Gjatë ditës së djeshme një mori shkrimesh në rrjetet sociale qarkulluan në të cilat u kritikua ushqimi i zyrtarëve policor të cilët e posedonin gjatë

Tha se udhëtonte nga Gjilani: Ky është statusi i Osmanit që demanton këshilltarin e saj për shpenzimet e naftës
Rusia për herë të parë e pranon se ka humbur ushtarë në luftën me Ukrainën
‘ZRRE dhe Qeveria ende kanë kohë për përmirësimin e gabimeve të tyre ndaj qytetarëve’

Gjatë ditës së djeshme një mori shkrimesh në rrjetet sociale qarkulluan në të cilat u kritikua ushqimi i zyrtarëve policor të cilët e posedonin gjatë kohës sa po qëndrojnë në disa zona të ndryshme në veri të Kosovës për shkak të gjendjes së krijuar nga qytetarët në atë pjesë.

Ndërkohë, KALLXO.com ka publikuar disa fotografi të zyrtarëve policor të cilët po ushqeheshin me shujta të nxehta e me gjësende të tjera mbrëmjen e kaluar.

Sipas mediumit, në mëngjes kryesisht po shërbehen shujta të ftohta, të pasuara nga ato të nxehta në drekë. Policët atje kanë një kabinë ku me ndërrime hanë ushqimin gjatë vakteve.

Kujtojmë se shumë qytetarë dhe biznese që merren me gastronomi pas disa fotove të publikuara dje, ku shihej një shujtë e varfër që u shërbehej policëve të Kosovës, janë mobilizuar për t’u dërguar ushqime.