Në mesin e 13 të kthyerve nga Siria janë edhe dy kosovarë

HomeLajme

Në mesin e 13 të kthyerve nga Siria janë edhe dy kosovarë

Ministri i Puëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga bashkëpunimi i Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë u bë i mundur riatdhesim

Që 18 muaj kërkohej për tregti të ndaluar me barna, 47-vjeçari përfundon në prangat e Policisë së Kosovës
Sindikatat paralajmërojnë protestë për javën tjetër nëse nuk hartohet Projektligji i Pagave
KESCO i propozon ZRRE-së që faturat e shtrenjta të aplikohen nga Marsi

Ministri i Puëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga bashkëpunimi i Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë u bë i mundur riatdhesimi i 13 personave në mesin e tyre edhe dy kosovarë.

Sveçla thotë se kjo u bë e mundur si vazhdimësi e angazhimit të ekzekutivit kosovarë për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019, njofton Klankosova.tv.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë sot kthyem dy shtetas tanë nga zonat e konfliktit në Siri. Kjo është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019”.

Mes tjerash, ministri vlerëson se Kosova është shtet lider global në luftën kundër terrorizmit.

“Jemi të lumtur që jemi shtet lider global në luftën kundër terrorizmit duke zbatuar kështu me përgjegjësi të lartë obligimet tona si shtet anëtar i Koalicionit Global kundër ISIS”.

“Si institucione do të jemi në gjendje gatishmërie në çdo kohë dhe do të angazhohemi maksimalisht për mirëqenien e qytetarëve tanë por gjithmonë duke pasur parasysh që çdo veprim kundër ligjeve të Republikës së Kosovës dënohet sipas masave që përcaktohen nga ligjet”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, Sveçla për shkak të ndjeshmërinë e këtij procesi, ka kërkuar mirëkuptim dhe respektim të privatësisë së të kthyerve dhe familjarëve të tyre.