Në Prishtinë protestohet kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19

HomeLajme

Në Prishtinë protestohet kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19

Dhjetëra qytetarë kanë dalë për të protestuar, mesditën e sotme, kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19. Masat e reja të vendosura nga qeve

“Së bashku kundër Perëndimit”, mediumi serb raporton për tubim pro Rusisë edhe në veri të Kosovës
Kosova rrezikon luftën
100-shet e falsifikuara po qarkullojnë me të madhe në Kosovë, rastet e fundit u raportuan nga TEB dhe Raiffeisen

Dhjetëra qytetarë kanë dalë për të protestuar, mesditën e sotme, kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19.

Masat e reja të vendosura nga qeveria, të cilat nga nesër nuk do të lejojnë që asnjë zyrtar publik të shkojë në vendin e tij të punës, pa certifikatë të vaksinimit ose test PCR negativ, po cilësohen shtypje sistematike institucionale.

“Ne, qytetarët e lirë të Republikës, sot të gjendur përballë një shtypjeje sistematike institucionale, përmes të cilës po na rrezikohen të drejtat tona themelore njerëzore, po na vihet në pikëpyetje mirëqenia jonë bazike jetësore dhe po dërgohemi drejt një kapitullimi ekonomik përmes kërcënimeve me largim nga puna, protestojmë sot për të kundërshtuar detyrimin e vaksinimit të imponuar nga udhëzimet e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e protestës.

Kundërshtimin e tyre këta qytetarë e mbështesin në rekomandimet e Udhëzuesit të Këshillit të Evropës, si dhe nenit 26 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përmes të cilit nen garantohet dhe mbrohet e Drejta e Integritetit Personal, e cila shprehet se:

Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin:

(1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj;

(2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin;

(3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin;

(4) të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij.

Organizatori i kësaj proteste, Arian Xhezairi, ka paralajmëruar se nesër në orën 13:00 do të dërgojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, kundër vendimit të qeverisë për masat e reja antiCOVID, të cilat ata i konsiderojnë anti-kushtetuese./Gazeta Sinjali/