Në vitin 2015 protestonte kundër çmimeve të rrymës, Kurti sot: Energjia elektrike është lirë

HomeLajmePolitikë

Në vitin 2015 protestonte kundër çmimeve të rrymës, Kurti sot: Energjia elektrike është lirë

Sot gjatë seancës plenare që u mbajt në Kuvend, kryeministri Kurti tha se është rritur konsumi i energjisë elektrike për shkak se çmimi i saj është i

Nga aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan
Nis takimi trepalësh në Bruksel
Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan

Sot gjatë seancës plenare që u mbajt në Kuvend, kryeministri Kurti tha se është rritur konsumi i energjisë elektrike për shkak se çmimi i saj është i ulët. Mirëpo në vitin 2015 Kurti protestonte kundër çmimit të rrymës, shkruan Gazeta Sinjali.

Çmimet e energjisë elektrike në bursë janë shumëfishuar dhe nuk mund të ngelet as tek ne një situatë e favorshme, përderisa vazhdojmë të paguajmë vetëm 7 centë për kilovat/orë. Pra, është e vërtetë që po blejmë shtrenjtë dhe po shesim lirë energji elektrike dhe pa një afat të caktuar”, tha Kurti.

Ai tha se jetesa është e oranizuar rreth ngrohjes përmes termo-elektranave, por qe besa, edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm.

Konsumi është tejet i madh, edhe për shkak të stinës së dimrit, edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës, edhe e banimit, edhe e jetesës është e organizuar rreth ngrohjes përmes termo-elektranave, por qe besa, edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha kryeministri.

Por në prill të vitit 2015 Lëvizja Vetëvendosje kishte thirrë protestë që të kundërshtohej çmimi i energjisë elektrike.

Ajo e prek qytetarin e varfër të Kosovës i cili po përballet dita ditës me problemet më ekzistenciale të mundshme. Tash përveç halleve të shumta që i kemi, përveç ikjes masive të qytetarëve, përveç shtrenjtimit të mallrave të ndryshme, po duan t’ia shtojnë edhe një hall më shumë qytetarit të Kosovës e ky është shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike”, kishte thënë Glauk Konjufca.

Kosova po ballafaqohet me krizë të energjisë elektrike. Sipas KEDS-it Kosova po shpenzon mjaftë shumë rrymë dhe ka apeluar për kursim te qytetarët e Kosovës.