Në Zhegër ndalohet kamioni për transportim ilegal të kafshëve

HomeLajme

Në Zhegër ndalohet kamioni për transportim ilegal të kafshëve

Në Zhegër ndalohet kamioni për transportim ilegal të kafshëve, njofton policia. Njoftimi i plote i policise ne raportin 24 oresh: TRANSPORTIM IL

Çfarë guximi, shikon se si burra e gra ukrainase u dalin përballë tankeve ruse
Aksident i rëndë në hyrje të fshatit Hodonoc në Kamenicë (PAMJE)
Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë takon sot edhe kryeministrin Kurtin

Në Zhegër ndalohet kamioni për transportim ilegal të kafshëve, njofton policia.

Njoftimi i plote i policise ne raportin 24 oresh:

TRANSPORTIM ILEGAL I KAFSHËVE & KONTRABANDIM ME MALLËRA

Fsh. Zhegër, Gjilan 17.05.2022 – 10:30. Njësiti policor ka ndaluar kamionin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari në kamion kishte qenë duke i transportuar 25 gjedhe për të cilat nuk posedonte dokumentin e transportit dhe dezinfektimit të kamionit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i AUV-it, dhe gjatë verifikimit një gjedh ka rezultuar se nuk posedonte numër matrikulues.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i janë liruar kamioni me 24-copë gjedhe, ndërsa një gjedh i konfiskohet dhe dërgohet në terminalin doganor, rasti në procedurë hetimore.