Nënshkruhet marrëveshja për projektin e stadiumit të Gjilanit

HomeLokaleSport

Nënshkruhet marrëveshja për projektin e stadiumit të Gjilanit

Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri të Gjilanit, ishte propozuar që nga viti 2017, mirëpo edhe pas 6 vitesh, punimet për ndërtimin e stadiumit të

Keqqeverisja në Gjilan për Planifikim Urban!
LDK në Gjilan shënon sot 32-vjetorin e themelimit
Zotimi i PDK-së për Zhvillimin Ekonomik në Gjilan

Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri të Gjilanit, ishte propozuar që nga viti 2017, mirëpo edhe pas 6 vitesh, punimet për ndërtimin e stadiumit të ri nuk kanë përfunduar ende.

Por punimet e filluara, pas një kohe kompania përgjegjëse ndërpreu ato.

Ndërsa nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bënë të ditur se kontrata me kompaninë përgjegjëse është shkëputur.

Në emisionin “Var Show” në Tëvë 1, zëvendësministrja e kësaj ministrie, Daulina Osmani, dha lajmin e mirë se tashmë është nënshkruar marrëveshja e re për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit.

Ajo pati kritika për punimet e kryera më herët teksa tha se ato u kryen pa një projekt final.

Osmani tha se ky projekt do të përfundojë më herët se projektet e parapara për stadiumet “Adem Jashari” e “Fadil Vokrri”./Media Ndërtimi