Nesër fillon fushata zgjedhore për balotazh, zgjat pesë ditë

HomeLajme

Nesër fillon fushata zgjedhore për balotazh, zgjat pesë ditë

Zyrtarisht nesër (e hënë) fillon fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 nëntor në Kosovë. Bazuar në Ligjin

Kurti flet për ministrin e ri të Shëndetësisë, tregon a do të jetë nga Vetëvendosja
Ndryshon procedura për dhënien e termineve në Ambasadën Gjermane
Një ngritje e çmimeve, përveç në markete është vërejtur edhe tek shërbimet e gastronomisë ku vërehet se një ujë i thjeshtë çmimi i së cilit është 1.20 euro

Zyrtarisht nesër (e hënë) fillon fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 nëntor në Kosovë.

Bazuar në Ligjin për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës, për garën e balotazhit kandidatët dhe subjektet politike kanë të drejtë të mbajnë fushatë për 5 ditë radhazi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”, ishte vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga mbledhjet e saj.

Ndryshe, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtur me 17 tetor 2021, partitë politike dhe kandidatët kanë mbajtur fushatë 30 ditë.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për zgjedhjet e 17 tetorit, 21 komuna kanë shkuar në balotazh.