Nga aeroporti i Prishtinës, tregojnë se a ndikoi rritja e derivateve në biletat e avionëve

HomeLajme

Nga aeroporti i Prishtinës, tregojnë se a ndikoi rritja e derivateve në biletat e avionëve

Ndonëse çmimi i derivateve është ngritur, çmimet në Aeroportin e Prishtinës do të variojnë sipas sezonës. Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, V

A po e menaxhon mirë Qeveria krizën energjetike ?
Çdo e treta ekonomi familjare pranojnë remitenca – mërgimtarët nga Gjermania dërguan më së shumti para në Kosovë
Nga sot mund të caktoni termine për vizë në Ambasadën gjermane

Ndonëse çmimi i derivateve është ngritur, çmimet në Aeroportin e Prishtinës do të variojnë sipas sezonës.

Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, në një intervistë në Sytë 7 tha, se çmimet janë përgjegjësi e operatorëve privat, dhe nuk kanë kompetenca mbi to si aeroport, por të njëjtat sigurisht do të luajnë sipas stinorit.

Por, çmimet sipas Garës, pritet të ulen edhe për shkaqe se do të shtohen linja të reja në vetë aeroportin “Adem Jashari”, gjë që do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të biletave.

Ndërkohë, aj tha se është shtuar dukshëm qarkullimi përmes Aeroportit të Prishtinës. E njëjta në Sytë 7, tha se diaspora shqiptare, është ajo që e mban “gjallë” aeroportin e Prishtinës, dhe më së shumti udhëtar vijnë nga shteti i Zvicrës më pas nga Gjermania.

Gara, shtoi se janë duke bërë investime në vazhdimësi, bashkë me partneritetin publiko-privat, që të përmirësohen kushtet edhe të pistave.