Nis dezinfektimi i të gjitha shkollave në Gjilan

HomeLajme

Nis dezinfektimi i të gjitha shkollave në Gjilan

Nisja e sezonit të ri shkollor ende nuk ka filluar për shkak të grevave, por ambientet e shkollave në qytetin e Gjilanit po iu nënshtrohen dezinfektim

Haziri: LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë
Policia shpall konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë
Kurti nis strategjinë për tranzicion energjetik

Nisja e sezonit të ri shkollor ende nuk ka filluar për shkak të grevave, por ambientet e shkollave në qytetin e Gjilanit po iu nënshtrohen dezinfektimit.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, ka publikuar pamje nga dezinfektimi i disa shkollave.

Përmes një shkrimi në ‘facebook’, drejtoria ka treguar se deri nesër pritet të përfundoj dezinfektimin e 62 institucioneve arsimore.

Shkrimi i plotë:

Filluam me dezinfektimin e shkollave dhe institucioneve parashkollore në komunën tonë.

Së bashku me ekipin fantastik po punojmë që të ofrojmë higjienë për nxënësit në radhë të parë, e rrjedhimisht edhe për mësimdhënësit e punëtorët e tjerë brenda objekteve shkollore.

Sot dhe nesër do të përfundohen 6️⃣2️⃣ institucione arsimore, ku 3️⃣ prej tyre do dezinfektohen më vonë, për shkak të punimeve e renovimeve përbrenda shkollave.

Edhe pse është fundjavë, ne jemi zotuar që përgjegjësia jonë për të ofruar shërbime do të realizohet.

Punë të mira po bëjmë!