Nis heqja e barrikadave në Veri

HomeLajme

Nis heqja e barrikadave në Veri

Kanë filluar të largohen bllokadat nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ku ishin të vendosura që nga mbrëmja e së dielës, nga serbët lokalë të k

Ja cilat masat do të hyjnë në fuqi nga nesër
Mërgimtarët kthehen në vendet ku punojnë, brenda javës do të realizohen qindra fluturime
Sot temperatura pritet të shkojë deri 35 gradë

Kanë filluar të largohen bllokadat nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ku ishin të vendosura që nga mbrëmja e së dielës, nga serbët lokalë të komunave veriore serbe.

Tre kamionë deri më tash janë larguar nga rruga që çon për në pikën kufitare në Jarinjë.

Ky veprim vjen pasi Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të shtyhen masat për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Kërkesën për shtyrjen e vendimit e ka bërë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Pas konferencës së ambasadorit amerikan, Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se i ka pezulluar vendimet për reciprocitet për një muaj (1 shtator 2022), me kusht që do të hiqen barrikadat e vendosura në pikat kufitare.

Gjatë ditës së diel, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar me armë zjarri nga një grup i serbëve lokalë, por sipas tyre nuk ka pasur të lënduar.