Serbët lokalë kanë nisur të largojnë barrikadat e vendosura në Rudar që nga 10 dhjetori. Serbët lokalë kanë nisur që të largojnë barrikadat në Ruda
Serbët lokalë kanë nisur të largojnë barrikadat e vendosura në Rudar që nga 10 dhjetori.
Serbët lokalë kanë nisur që të largojnë barrikadat në Rudar të Zveçanit pas 20 ditësh bllokim të rrugëve dhe pengim të lëvizjes të lirë.
Persona që janë parë duke i larguar këto barrikada kishin maska në fytyrë.
Ndërkaq më 28 dhjetor, autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Dejan Pantiq.
Pas kësaj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.