Nis procesi i digjitalizimit të arkivit në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme

HomeLajme

Nis procesi i digjitalizimit të arkivit në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme

Drejtoresha Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Doruntina Hasani, ka bërë të ditur se ka filluar procesi i digjitalizimit të dokumentacionit të a

Për një “R”, në RTK u keqpërdorën 372 mijë euro
Policia jep detaje rreth aksidentit në Viti ku humbi jetën një grua dhe dy të tjera u lënduan
Haziri pret në takim udhëheqësit e Lobit euro-atlantik shqiptar

Drejtoresha Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Doruntina Hasani, ka bërë të ditur se ka filluar procesi i digjitalizimit të dokumentacionit të arkivit.

“Qasja më e lehtë dhe më e shpejtë në dokumentet zyrtare, është prioritet i imi si drejtuese e DAP-it. Përmes këtij projekti, do të kursejmë kohë në gjetjen e dokumentacionit dhe do të evitojmë radhët e gjata. Ky projekt realizohet i përkrahur nga Instituti i Kosovës për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe Ambasada Norvegjeze”, tha Hasani.

Ajo theksoi se tanimë ka filluar procesi i regjistrimit të lëndëve në arkiv, për të vazhduar me skenimin e dokumentacionit.