Nga sot do të nis mësimi për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ministria e Arsimit ka bërë të
Nga sot do të nis mësimi për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë me prezenc fizike, ndërsa komunat do të vlerësojnë se si do të vazhdojë procesi mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Task Forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave”, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit.