Nis takimi trepalësh në Bruksel

HomeLajme

Nis takimi trepalësh në Bruksel

Janë publikuar pamje brenda takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel. Takimi është ndërmjetësuar nga shefi i diplomacisë Jo

Janë publikuar pamje brenda takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel.

Takimi është ndërmjetësuar nga shefi i diplomacisë Josep Borrell, dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Presidenti i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq shihen të ulur përball njëri – tjetrit.

Fillimisht, Borrell ka zhvilluar takime ndaras me Kurtin e Vuçiqin. Pas takimit trepalësh, do të ketë konferencë për media.

Borrell para këtyre takimeve deklaroi se e është urgjent një takim i tillë dhe se është nevoja për de-eskalimin e situatës së krijuar në veri.

Takimi i sotëm në Bruksel është thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë – shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale.