Policia ka dhënë detaje për vrasjen e djeshme në Kaçanik, ku një person ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër është lënduar rëndë dhe ndodhet në QKUK p
Policia ka dhënë detaje për vrasjen e djeshme në Kaçanik, ku një person ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër është lënduar rëndë dhe ndodhet në QKUK pa vetëdije.
Njoftimi i policisë:
Kaçanik 10.05.2022 – 14:03. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy te dyshuar gjendet në arrati.