Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin ndaj portierit të Ballkanit Steve Frashëri

HomeLajme

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin ndaj portierit të Ballkanit Steve Frashëri

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin ndaj portierit të Ballkanit Steve Frashëri. Kështu ka marrë vendim Gjykata Themelore e Gjilanit

Gjendje e qetë në pikat kufitare, nuk raportohet për kolona të gjata
Arrestohen dy persona në Gjilan, policia u gjeti marihuanë pasi i ndaluan për kontroll
Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinë të detyrueshme për ata që janë prekur nga Lija e majmunëve

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin ndaj portierit të Ballkanit Steve Frashëri.

Kështu ka marrë vendim Gjykata Themelore e Gjilanit.

Të dyshuarit F.R dhe B.K gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Gjilani – Ballkani, kishin hyrë në fushë dhe e kishin sulmuar gardianin e portës së ekipit nga Suhareka, i cili si pasojë e lëndimeve ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20 minuta në stadiumin e qytetit në Gjilan, derisa zhvillohej ndeshja e futbollit, të pandehurit e lartcekur hynë në fushën e futbollit kinse për festimin e golit të barazimit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, me ç’rast i pandehuri F. R. e rrëzon për tokë të dëmtuarin S. F., ndërsa i pandehuri B. K., vërsulet në drejtim të dëmtuarit dhe e godet me shqelm në fytyrë, me këtë rast i dëmtuari alivanoset dhe të njëjtin e dërgojnë në Emergjencën e Spitalit në Gjilan”, njofton Gjykata Themelore e Gjilanit përcjell Klankosova.tv.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale ” pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.