Një person në Gjilan arrestohet dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë për përdorim të narkotikëve

HomeLajme

Një person në Gjilan arrestohet dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë për përdorim të narkotikëve

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë për përdorim të narkotikëve. Të enjten, 4 gusht, Prokuroria Themelore ne Gjilan,

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë për përdorim të narkotikëve.

Të enjten, 4 gusht, Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, pas informacioneve se një person i dyshuar po merret me shitblerjen e narkotikeve, me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë e tij, njoftoi prokuroria përmes një komunikate.

Nga shtëpia kanë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi.

1) Një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 1.4 gramëve.

2) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 29.6 gramëve.

3) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 56.1 gramëve.

4) Një peshore elektronike – digjitale.

5) Një mulli për bluarje të marihuanës (grinder).

6) Një sasi e qeseve të vogla plasmani (minigripa) që shërbejnë për paketim të narkotikëve.

I dyshuari K.B., me vitin e lindjes 1978 nga Gjilani, dyshohet se me këtë ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe ndaj tij është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.