Një vit nga zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës

HomeLajme

Një vit nga zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës

Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota pro, zgjodhi presidente të vendit, Vjosa Osmanin. Osmani u zgjodh

Biden: Jemi më afër se kurrë të shpallim “pavarësinë nga virusi”
Shikoni se si vozisin dy banhof-ista të Zvicrës në një rrugicë në Gjilan
Në Kamenicë raportohet për para të falsifikuara

Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota pro, zgjodhi presidente të vendit, Vjosa Osmanin.

Osmani u zgjodh pas rundit të tretë ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.

Me t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit.

Ajo në fjalimin e saj dha një porosi për vajzat dhe gratë, duke u thënë se gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

Osmani vlerësoi lart edhe veprën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, veprën e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, të gjithë dëshmorëve të kombit dhe sakrificën e të gjithëve për ta krijuar shtetin.

“Sot ne kujtojmë rolin e arkitektit të shtetit tonë, Ibrahim Rugovës, i cili politikës ia dha dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human. Historia jonë është histori e përkushtimit. T’i kujtojmë sot heronjtë tanë që lirinë e vendit e patën idealin më të çmuar jetësor. Sot kujtojmë trimërinë e komandantit Adem Jashari, secilin ushtar të UÇK-së, familjen Jashari, dëshmorët dhe heronjtë, të gjithë të pagjeturit, martirët e shumtë”, tha ndër të tjera Osmani.