Njoftim i rëndësishëm: Nesër mbyllet për qarkullim rruga Prishtinë-Gjilan

HomeLajme

Njoftim i rëndësishëm: Nesër mbyllet për qarkullim rruga Prishtinë-Gjilan

Për shkak të një manifestimi fetar në Graçanicë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, nesër do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar ng

Ulja e çmimeve të derivateve, Gërxhaliu thotë se do të ketë efekt edhe në uljen e çmimit të produkteve
2 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Nëndetëse luksoze elektrike e dizajnuar për ahengje në ujë

Për shkak të një manifestimi fetar në Graçanicë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, nesër do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të manifestimit i cili është paraparë të zgjasë 45 minuta.

Policia njoftoi se ndalimi i qarkullimit do të bëhet me vendim të Komunës, për krijimin e hapësirës për mbarëvajtje të manifestimit.

“Andaj duke pasur parasysh se magjistralja në fjalë shfrytëzohet nga një numër i madh automjetesh si dhe për faktin se paraqet arterien kryesore të lidhjes ndërqytetëse në mes kryeqytetit dhe qyteteve dhe fshatrave që përshkohen nga kjo rrugë, kërkojmë nga të gjithë shfrytëzuesit e kësaj magjistraleje që të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda kohës së kufizimeve, ashtu që të tejkalohen vështirësitë dhe të ketë rrjedhë normale të zhvillimit të komunikacionit”, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovë, dërguar mediave.