Njoftim nga Policia: Alarm për bombë, mbyllet aeroporti “Adem Jashari”

HomeLajme

Njoftim nga Policia: Alarm për bombë, mbyllet aeroporti “Adem Jashari”

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem

Gjilani apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm
Albina dhe Familja Kelmendi drejt Evrovizion 2023
Rashiti: Puna jonë në qeverisjen komunale do të bazohet plotësisht në profesionalizëm, ligjshmëri dhe transparencë para publikut

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë

Prishtinë, më 28 dhjetor 2022

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.