Nuhiu: Jemi të mërzitur për humbjen, kishim rast të mirë ta kthenim trofeun në qytetin tonë

HomeSport

Nuhiu: Jemi të mërzitur për humbjen, kishim rast të mirë ta kthenim trofeun në qytetin tonë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ishte shumë i mërzitur me humbjen ndaj Llapit, por e uroj kundërshtarin. Llapit e ka fituar trofeun e Kupës së Kos

Ekskluzive: Merret vendimi, kaq shikues do të jenë në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Spanjës
Abdulla Syla një jetë kushtuar futbollit
Arrestohet personi i dyshari që sulmoi portjerin e FC Ballkanit, Stivi Frashëri

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ishte shumë i mërzitur me humbjen ndaj Llapit, por e uroj kundërshtarin.

Llapit e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës, pasi në finalen e madhe fitoi me rezultat 2-1.

Francisco Israel Rivera dhe Arbnor Ramadani shënuan për Llapin, kurse Hamdi Namani shënoi golin e vetëm për Dritën.

Ky është viti i dytë radhazi që skuadra nga Podujeva e fiton këtë trofe.

“Në fakt jemi shumë të mërzitur. Ne patëm një mundësi të artë për ta kthyer kupën në qytetin tonë”.

“Goli i parë na prishi shumë punë. Një pjesë e dytë nuk kishte shumë futboll. Doja të shikoja një ndeshje më të mirë, por gjithsesi e përgëzoj kundërshtarin për triumfin e arritur”, ka thënë Nuhiu. /