Nuk përfillin vendimet e Gjykatës, përfundojnë në burg, rritet dhuna në familje

HomeLajme

Nuk përfillin vendimet e Gjykatës, përfundojnë në burg, rritet dhuna në familje

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër 4 pe

Jusuf Thaçi alarmon: Qeveria duhet t’i marrë urgjentisht këto masa, Serbia po e shton aktivitetin
Kryediplomatja gjermane në Beograd: Duhet ta kundërshtojmë idenë e ndryshimit të kufijve me forcë
Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër 4 personave.

Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe veprës penale “Mospërfillja e gjykatës” si dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër 4 personave dhe atë për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave , për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/