Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva, ka kërkuar heqjen e 18 për qind të TVSh-së pasi sipas tij, kjo po i dëmto
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva, ka kërkuar heqjen e 18 për qind të TVSh-së pasi sipas tij, kjo po i dëmton rëndë bizneset.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka shtuar se situata e ekonomike në Kosovë dhe lufta në Ukrainë po e vështirësojnë funksionimin e bizneseve.
Përveç heqjes së TVSh-së Sogojeva ka kërkuar të largohet edhe akciza e naftës krejt kjo për shkak të funksionimit më të mirë të bizneseve.
“Ka disa shtete që heqin akcizën për shkak të funksionimit më të mirë të bizneseve dhe vetë shtetit sepse shteti varet prej tatimeve. Shteti duhet të lirojë bizneset në mënyrë që të marrë tatime. Në këto kushte me këto rritje të çmimeve pse të mos hiqet edhe akciza me kusht që të kemi lirim të naftës të cilat lidhen si zinxhir në rritjen e çmimeve e sidomos produkteve ushqimore”.
“Unë mendoj që shtetit duhet të mendojë në forma të tjera të ndihmohen qytetarët duke ulur TVSh-në, akcizën sesa të shkohet direkt në Trust. Në Trust edhe ashtu do të favorizohej shtresa e ulët sepse shtresa e mesme dhe e lartë jam i bindur se nuk do të tërheq Trustin”.
Pra, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në këta sektor është kthyer në 18% nga 8% sa ishte në vitin 2020 dhe 2021, në fillim të këtij viti.