Organizata Islamike u kërkon shteteve anëtare ta njohin Kosovën, reagon Osmani

HomeLajme

Organizata Islamike u kërkon shteteve anëtare ta njohin Kosovën, reagon Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për votimin e rezolutës nga Organizata për Bashkëpunim Islamik që iu bën thirrje vendeve anëtare që ta

Priten stuhi shiu e breshër, paralajmërohen përmbytje për javën e ardhshme në Kosovë
E gjeti kuletën në rrugë dhe e mori për vete, policia e arreston 42 vjeçarin
Mijëra persona e lanë punën brenda 6 muajve, Kosova në telashe për punëtorë të kualifikuar

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për votimin e rezolutës nga Organizata për Bashkëpunim Islamik që iu bën thirrje vendeve anëtare që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në Twitter, Osmani ka shkruar se e mirëpret këtë rezolutë dhe se do të shikojë mundësitë që Kosova të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet anëtare.

“E përgëzoj Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) për rezolutën që u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Republikës së Kosovës ta bëjnë këtë dhe të mbështesin anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Ajo para disa ditësh ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar ku ka takuar krerët më të lartë të shtetit.