OSBE do ta përkrah në vazhdimësi Policinë e Kosovës në Gjilan

HomeLajme

OSBE do ta përkrah në vazhdimësi Policinë e Kosovës në Gjilan

Gjilan – Drejtori Rajonal në Policinë e Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi ka pritur në takim pune Zyrtar të lartë të misionit OSBE -së të sektori

Ambasada e SHBA-ve: Derisa s’ndalet dhuna ndaj grave, s’do të ketë barabarësi
Statistikat e fundit për emigrimin alarmojnë vendin, Kosova rrezikon të mbetet nën 1 milion banorë
Jasharaj fton Kurtin t’i bashkohet SBASHK-ut: Nëse punët si kryeminstër nuk t’dalin boll, bëhu anëtar i joni

Gjilan – Drejtori Rajonal në Policinë e Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi ka pritur në takim pune Zyrtar të lartë të misionit OSBE -së të sektorit për zhvillim dhe përkrahje të PK-së, Maurizio Mitrano shef i sektorit për zhvillim të Policisë së Kosovës dhe Znj. Anastasiia Sozina, Zyrtare e lartë për zhvillim të Policisë së Kosovës.

Kolonel Rukiqi i falënderoj përfaqësuesit e lartë të misionit të OSBE-së, për ndihmë dhe përkrahjen e vazhdueshme të këtij misioni, për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën e dhanë në trajnime në aspektin e ngritjes profesionale që ofrohet nga ky mision për Policinë e Kosovës në Drejtorin Rajonale të Gjilanit.

Zyrtarët e OSBE-së po ashtu premtuan se misioni i tyre në vazhdimësi do ta përkrah dhe mbështet Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit veçanërisht në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale, në fusha dhe lami të ndryshme aty ku shihet e nevojshme që misioni i tyre mundë të japë përkrahje dhe ndihmë.

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj njoftoi toger Ismet Hashani./rajonipress/