Osmani e pret me ceremoni shtetërore, Meta bën shqiponjën në Prishtinë

HomeLajme

Osmani e pret me ceremoni shtetërore, Meta bën shqiponjën në Prishtinë

Presidenti shqiptar Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrt

Sulmohet policja nga një qytetar, nuk pranonte t’i shqiptohej gjobë për mosrespektim të masave
Qytetarët në pritje të vendimit për Trustin
Shteti pushon të hënën për festat që bien në vikend, qytetarët kërkojnë të ndryshohet ky vendim

Presidenti shqiptar Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si president.

Pas intonimit të himneve shtetërore, Meta gjatë kalimit para gardës ceremoniale bëri edhe simbolin e shqiponjës.

Pas takimit, dy presidentët pritet që të mbajnë konferencë për media.

Më pas, nga ora 11:05, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë në takim Presidentin Meta.

Pas takimit me kryeparlamentarin, Meta do të shkojë në Parlamentin e Kosovës për t’iu adresuar deputetëve.

Në përmbyllje të vizitës së tij, ai bashkë me Osmanin do të jetë pjesë e hapjes solemne të Manifestës.

Për vizitën e presidentit shqiptar në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke dhënë detaje për ofrimin e sigurisë për të.

Vizita e fundit si president e Metës në Kosovë, ka nisur dje dhe do të zgjasë deri më 23 korrik.

Meta po e përfundon mandatin e tij duke ia lënë vendin Bajram Begajt.