Osmani kërkon ndihmën e SHBA-së për adresimin e pasojave pas rritjes së çmimeve

HomeLajme

Osmani kërkon ndihmën e SHBA-së për adresimin e pasojave pas rritjes së çmimeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier. Në takim është diskutua

Kurti bën të ditur zyrtarizimin e Emisarit Special të Gjermanisë: Mezi pres të punoj me të
Në Gjilan është organizuar festa tradicionale e falënderimeve “Darka e Lamës”
Rreth 225 milionë litra naftë e benzinë janë blerë gjatë këtyre pesë muajve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë nga ndikimet në ekonomi dhe në fushën e sigurisë nga lufta në Ukrainë.

Osmani kërkoi mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Kosovë.

Ajo gjithashtu potencoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit me NATO-n duke marrë parasysh synimin legjitim të Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e Aleancës veri-atlantike, programit të Partneriteti për Paqe dhe Kartës së Adriatikut.

/GazetaSinjali/