Osmani kërkon përkrahjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE

HomeLajme

Osmani kërkon përkrahjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanovic se dy shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyera në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanovic se dy shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyera në disa fusha.

Osmani ka thënë se ka kërkuar nga presidenti Gjukanovic ndihmën e shtetit të tij, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Jemi krenar për raportet tona me Malin e Zi kemi bashkëpunim në disa fusha siç është turizmi. Kujtoj dhe falënderojmë shtetin e Malit të Zi për ndihmën që bëri gjatë viteve 1998 1999 ku hapi dyert dhe zemrat për refugjatët nga Kosova”, ka thënë ndër të tjera ajo.

“Shembulli më i mirë se si anëtarësimi i Mali të Zi në NATO sjell siguri në rajon duhet të ndjeket edhe për Kosovën që të jemi anëtare e Aleancës EuroAtlantike”, ka thënë ajo ndër të tjera.