Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial
Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Bashkë me ta ishin edhe disa nga ministrat e qeverisë dhe qytetarë të shumtë që nderuan viktimat, njofton Klan Kosova.
Të tre liderët do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në shtpinë e kulturës në Shtime dhe në disa aktivitete të tjera.
Në janar të vitit 1999 në fshatin Reçak u masakruan brutalisht 45 shqiptarë nga forcat serbe.