Osmani, në samitin e Tiranës, kërkoi që të bëhet liberalizimi i vizave

HomeLajme

Osmani, në samitin e Tiranës, kërkoi që të bëhet liberalizimi i vizave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar të martën në Tiranë, ku ka marrë pjesë në samitin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Para u

Zemaj: Arben Vitia, mungesa e menaxhimit tënd, ka bërë që Kosova ti thyej të gjitha rekordet e zeza
47.000 euro është shuma e tenderit për Spitalin e Gjilanit që u fitua në mënyrë të kundërligjshme
Asociacioni i Komunave kërkon heqjen e orës policore

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar të martën në Tiranë, ku ka marrë pjesë në samitin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor.

Para udhëheqësve evropianë, ajo ka kërkuar që të përfundojë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“E ardhmja evropiane është ambicia jonë. Këtë vit po bëjmë një hap përpara drejt BE-së duke paraqitur kërkesën tonë për anëtarësim”.

“Ky ishte mesazhi kyç i Republikës së Kosovës në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Si vendi me përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në Evropë, dhe me një rritje historike në renditje për luftën kundër korrupsionit, Kosova kontribuon vazhdimisht drejt paqes, sigurisë dhe forcimit të vlerave të përbashkëta demokratike dhe evropiane”.

“Ndërkohë që jemi një hap më afër regjimit pa viza, i inkurajova edhe një herë partnerët tanë evropianë që ky proces të përfundojë dhe të ecim përpara, së bashku”.