Osmani: Nëse gruaja shkon në Polici akoma ballafaqohet me policët që i thonë e ke lyp

HomeLajme

Osmani: Nëse gruaja shkon në Polici akoma ballafaqohet me policët që i thonë e ke lyp

Dhuna ndaj grave, sulmi në një market dje në Prishtinë, dhuna deri në vdekje e 18-vjeçares M.O nga Ferizaj, janë vetëm disa nga rastet me të cilat Kos

Kurti e përfundon vizitën në SHBA, niset drejt Zvicrës
Adriana Matoshi është në gjendje të mirë, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali
Tjetër tragjedi në rrugët e Kosovës: Po lëvizte me shpejtësi të madhe, vdes 18-vjeçari në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Dhuna ndaj grave, sulmi në një market dje në Prishtinë, dhuna deri në vdekje e 18-vjeçares M.O nga Ferizaj, janë vetëm disa nga rastet me të cilat Kosova është përballur së fundmi.

Presidentja Vjosa Osmani, e ftuar në “PrimeTime” të”Kanal 10″, ka thënë se fajin për gjithë këto raste e ka sistemi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Osmani gjithashtu është shprehur se kur këto gra duan të denoncojnë në Polici, përballen me policë të cilët i thonë: “E ke lypë, kthehu te burri”.

“Duhet ta kuptojmë gjithsescili se barazia mes burrave dhe grave nuk është vetëm gjëja me e mençur për ta bërë, por e duhur. Asnjë shtet nuk mund të ecë përpara pa e shfrytëzuar edhe potencialin e 50% të grave. Ne as nuk do të mund te ëndërrojmë që të jemi shoqëri e suksesshme dhe e shëndoshë sepse nuk po shfrytëzohet potenciali i 50% të shoqerise tonë. Janë statistika të tmerrshme të dhunës ndaj grave këto dy vitet e fundit. Nëse gruaja shkon në polici akoma ballafaqohet me policë që thonë: E ke lypë, por nuk them për të gjithë. Ka ende raste kur i thonë “kthehu te burri” e deri, te prokurorë të cilët injorojnë rastin, e gjyqtarë që japin 8 muaj burgim për dhunim të një 15 vjeçare. Këtu është faji te sistemi”, tha Osmani./Reporteri.net/