Osmani pas miratimit të rezolutës kundër referendumit serb: Do vazhdojmë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

HomeLajme

Osmani pas miratimit të rezolutës kundër referendumit serb: Do vazhdojmë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mirëpritur miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës. Në një po

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mirëpritur miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Osmani po ashtu ka theksuar se mirëpret edhe konsensusin e arritur mes grupeve parlamentare.

“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.