Osmani pas tërmetit në Turqi: Kosova e gatshme të ofrojë mbështetjen edhe nëpërmjet FSK-së

HomeLajme

Osmani pas tërmetit në Turqi: Kosova e gatshme të ofrojë mbështetjen edhe nëpërmjet FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, i cili e goditi sot Turqinë. Osmani ka thënë se Kosova ësht

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, i cili e goditi sot Turqinë.

Osmani ka thënë se Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së

“Bashkëndjej me të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë. Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka shkruar Presidentja Osmani.Presidenti i Turqisë, Recep Tayp Erdogan, ka thënë se 912 persona kanë vdekur dhe 5 mijë e 383 janë lënduar si pasojë e tërmetit të sotëm.

Ai shtoi se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore mund të shkojë deri në 10 mijë, ka vlerësuar Instituti i Gjeologjisë së Shteteve të Bashkuara, shkruan Sky News.