Pacienti nga Gjilani falënderon mjekët Kërçeli dhe Kurtishi të cilët e rikthyen nga bota tjetër

HomeLajmeShëndeti

Pacienti nga Gjilani falënderon mjekët Kërçeli dhe Kurtishi të cilët e rikthyen nga bota tjetër

Një qytetar nga Gjilani ka falënderuar dy mjekë të QKUK-së, pasi e kanë rikthyer nga bota tjetër, duke mos hequr dorë nga përpjekjet për ta ‘ringjallu

VV dhe Qeveria e injoron debatin për shtrenjtimin e rrymës, nuk shkojnë në Kuvend
“Mrekullitë” e Gjilanit: Kalaja e Pogragjës, liqeni i Përlepnicës, Guri i Shpuem, shpella në Bresalc
Verë me çmime të kripura për kosovarët, hotelet në Shqipëri thonë se pakot janë shtrenjtuar

Një qytetar nga Gjilani ka falënderuar dy mjekë të QKUK-së, pasi e kanë rikthyer nga bota tjetër, duke mos hequr dorë nga përpjekjet për ta ‘ringjallur’ përkundër faktit që kolegët e tyre u kishin thënë se zotriu kishte përfunduar, shkruan Mediafokus.info

Në të vërtetë, pacienti është Ilir Uruqi nga Bresalci i Gjilanit, i cili natën ndërmjet 10 e 11 janarit kishte pësuar infarkt.

Ja si e përshkruan ai krejt rastin:

10 – 11 janar 2023, ora 1:00 pas mesnatës, i derguar me emergjencë, nga Gjilani për QKUK-Prishtinë, ku edhe kalova në pjesën e botës tjetër, pasi kisha sulm – infrakt, por falenderimi i takon Allahut dhe mjekëve, më konkretisht Emirë Kërqeli dhe bashkëshortit të saj Amir Kurtishi, të cilet nuk hoqen dorë derisa e arriten qëllimin me punen e tyre te pa lodhur dhe të vendosur. Ju lumtë, Zoti ju shpërbleft.

Po citoj (nga dhendri Egzoni) disa nga mjeket i thanë: Emirë mos u mundo se zotriu paska perfundue, por Emira nuk hoqi dorë, duke thenë është nga Gjilani i anes time.

Prapë po citoj (nga dhendri Egzoni): Pasi u ktheva ne jetë, shefi i Emergjencës iu falenderua doktoreshes dhe i dha 3 ditë pushim për punen e mrekullueshme që bëri!

Dhe faleminderit për gjithë familjaret, shoket, shoqet, miqet që i pata afer ato dita fizikisht dhe permes tefonatave te tyre!

Respekt pafund për mjekët Emirë Kërqeli dhe Amir Kurtishi! – thotë Ilir Uruqi, të cilin mjekët e rikthyen nga bota tjetër, duke mos hequr dorë nga ky qëllim.