Pacientja ankohet për dëmtim të syrit, hoxha i njohur ndërmejtësoi me mjekun Aziz Mustafa për t’i dhënë para për të mos e paditur në gjykatë

HomeLajme

Një paciente është ankuar se pas një operacioni në vesh në Spitalin Otrila, i është dëmtuar të dëgjuarit dhe shikimi në njërin sy. Pas ankesës nga bas

Kryetari Kadri Rahimaj ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve (mjeteve) piroteknike
Zhduket një djalë në Gjilan
Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e nxënësve dhe zyrtarëve komunal

Një paciente është ankuar se pas një operacioni në vesh në Spitalin Otrila, i është dëmtuar të dëgjuarit dhe shikimi në njërin sy. Pas ankesës nga bashkëshorti i saj në këtë spital, mjeku që kreu operacionin Aziz Mustafa, ka ndërmjetësuar bashkë me hoxhën Shefqet Krasniqi për t’i dhënë para në mënyrë që rasti të mos paraqitet në gjyq

A.H. iu nënshtrua një operacioni para shtatë muajsh pas dhimbjeve dhe dobësimit të dëgjimit në veshin e djathtë. Por sipas bashkëshortit të saj, Nuridinit, operacioni nuk shkoi siç ishte pritur. Ai po ankohet tash e disa muaj për dëmtim të veshit pas operacionit, por edhe të shikimit në njërin sy, shkruan Gazeta Shneta.

“Gruaja nuk ka pasur probleme me shikimin asnjëherë. Për këtë kam dëshmitar. Problemet me shikimin kanë ndodhur pas operacionit”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se pasi u ankua në Spitalin Otrila tek mjeku i cili kreu operacionin, Aziz Mustafa, janë dakorduar që mjeku të mbulojë shpenzimet për ekzaminimin e syrit. Madje në këtë rast ndërmjetësoi edhe hoxha i njohur Shefqet Krasniqi.

Nuridini thotë se me ndërmjetësimin e Krasniqit, Mustafa ia ka dhënë 10 mijë euro për të mbuluar shpenzimet, si dhe është zotuar se do ta përkrahë financiarisht për çfarëdo shpenzimi lidhur me shëndetin e saj në të ardhmen.

“Pesë mijë mi ka dhan hoxha pa prezencën e tij, pesë mijë mi kanë dhënë kur ishim bashkë për dëmet që janë bë, por me një kusht që ai do të përkujdeset për shoqen time derisa të ketë probleme. Asnjëherë s’do t’i kisha pranuar po ta dija se do të ma bënin kështu”, deklaron Nuridini.

“Sot bashkëshortja ima është pa njërin sy dhe nuk dëgjon me njërin vesh. Unë shkova sërish në mënyrë paqësore por ata u sollën shumë keq me mua para syve të djalit i cili vuan nga epilepsia. Doktori as që deshti me dit për ne”, ka deklaruar ai.

Kompensimin prej 10 mijë eurosh Mustafa ua dha në mënyrë që të mos paraqitet rasti në gjykatë. Këtë e ka pranuar edhe vet mjeku në një deklaratë për Gazetën Shneta.

“Pasi Nuridin Hoxha ka kërcnuar padi për rastin, me ndërmjetësimin e Efendi Shefqet Krasniqit, imam, fytyrë publike, pacientes dhe bashkëshortit iu është kërkuar të tregojë se çfarë shume financiare është e mjaftueshme për të mbyllur rastin për të mos shkuar gjyqeve. Ata janë deklaruar se shuma e kërkuar është 10.000 euro (dhjetëmijë euro) të cilat i kanë pranuar 5.000 euro me datë 12.12.2020 nga Efendi Shefqeti, në prani edhe të deshmitarit E***, kurse më datë 19.12.2020 Dr. Aziz Mustafa i ka dorëzuar edhe 5000 euro Nuridin Hoxhës, në prani të Hoxhë Shefqetit dhe janë marrë vesh që Dr. Azizi të kujdeset për veshin e opruar deri sa të ketë nevojë, pa kurrfarë kompenzimi, si shenjë e vullnetit të mirë. Nuridin Hoxha dhe Dr. Aziz Mustafa janë përshëndetur dhe janë përqafuar si shenjë e faljes dhe mirëkuptimit. Pas kësaj, Nuridin Hoxha i ka tërhequr postimet negative në Facebook”, ka deklaruar Mustafa në përgjigje përmes emailit.

Mustafa thotë se përkundër kësaj marrëveshje me Nuridinin, ky i fundit ka postuar shkrime negative duke dëmtuar reputacionin e tij. Madje ai thotë të jetë ndier i kërcënuar nga Nuridini, pasi ky i fundit ka përmendur edhe Kanunin.

“Sa i perket demtimit te shikimit, Dr. Azizi dhe Spitali Otrila presin ekspertize te pavarur gjyqesore, qofte kombetare qofte nderkombetare, sepse konsiderojne se nuk e kane demtuar ata shikimin, por ajo ka ndodhur si koincidence ne kohen e operimit, prandaj me shume ne baza humanitare jane munduar ta ndihmojne pacienten”, thuhet në përgjigje.

“Poashtu, pasi Nuridin Hoxha ka vazhduar akuzat ndaj doktorit dhe spitalit, pa pasur gjyq as mendim te ekspertizes gjyqesore mjekesore te pavarur, Dr. Azizi ka ngritur dy akuza ndaj Nuridin Hoxhes, njeren civile per shantazh, shpifje dhe prishje te imazhit, tjetren penale per kercnim, sepse ka permendur kanunin dhe ka postuar foto ne Facebook duke ushtruar gjuatje me revole”, kanë deklaruar në përgjigje.

Dr. Aziz Mustafa