Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës për të protestuar për pagën minimale. Ud. të kryetari
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës për të protestuar për pagën minimale.
Ud. të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar se kjo proptestë është thirrur në shenjë pakënaqësie për heqjen e kësaj kategorie nga lidhja me pagën minimale.
“Jemi mbledhur këtu për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëj Kuvendi i Kosovës të këtij ligji”, ka thënë Klinaku.
Sipas tij, ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale.