Pamje ekskluzive nga grabitjet me armë gjatë transportimit të parave nga “Besa Security”

HomeLajme

Pamje ekskluzive nga grabitjet me armë gjatë transportimit të parave nga “Besa Security”

Në emisionin Tempus në KTV u publikuan pamje ekskluzive edhe të dy grabitjeve me armë, të cilat kanë ndodhur gjatë transportimit të parave nga “Be

Në emisionin Tempus në KTV u publikuan pamje ekskluzive edhe të dy grabitjeve me armë, të cilat kanë ndodhur gjatë transportimit të parave nga “Besa Security”në magjistralen Gjilan – Prishtinë.

Këto dy grabitje kanë ndodhur gjatë këtij viti.

E para ndodhi më 8 mars, ku shihen persona të armatosur që ndalen në rrugë dhe dalin nga një veturë, dhe shtien në drejtim të veturës së kompanisë “Besa Security”, e cila po bënte transportimin e parave

Pasi kryejnë plaçkitjen, grabitësit marrin veturën e tyre dhe ikin nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, në rastin e dytë, i cili ka ndodhur më 18 nëntor, ngjashëm sikurse në rastin e lartpërmendur, grabitësit ndalin në rrugë makinën që po e bënte transportimin e parave.

Grabitësit qëllojnë në drejtim të veturës dhe më pas kryejnë plaçkitjen.

Për më shumë, shikojeni videon e transmetuar në emisionin për plaçkitjet e pazbuluara në Kosovë.