Pamje të reja, shtohen njësitë policore në pikën kufitare në Jarinje

HomeLajme

Pamje të reja, shtohen njësitë policore në pikën kufitare në Jarinje

Në pikën kufitare në Jarinje, aktualisht është shtuar numri i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, pas vendimit për mbulimin e targave të veturave

Një keqpërdorim i skajshëm i kryetarit të komunës me subvencionet në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet lokale
Afër 20 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Vetura godet delet në Viti, mbyt 7 prej tyre

Në pikën kufitare në Jarinje, aktualisht është shtuar numri i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, pas vendimit për mbulimin e targave të veturave serbe që hyjnë në Kosovë.

Kështu ka raportuar portali Kallxo.com nga afër pikës kufitare në Jarinje dhe shkrua se aktualisht në vend ngjarje kanë ardhur edhe më shumë të Policëve të Kosovës.

Që nga mëngjesi njësitë policore të Kosovës, kanë qëndruar në këtë pikë kufitare, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më herët, është raportuar se si në qytetet si Leposaviqi dhe Zubin Potoku, qytetarët kishin bllokuar rrugët si shenjë proteste.

Pas situatës në veri të vendit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke thënë se veprimet janë si rrjedhojë e skadimit të marrëveshjes për targat e arritur në Bruksel vite më parë.

Nga ana tjetër, Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, e ka vlerësuar stabile situatën në vend, pasi në kufijtë ka nisur të zbatohet reciprociteti me tabelat e përkohshme e RKS për veturat me tabela nga Serbia që hyjnë në territorin e Kosovës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella, në një deklaratë ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se misioni i NATO’s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.

“Situata e sigurisë është stabile”, thuhet në përgjigjen e KFOR për Gazetën Online Reporteri.net, përmes zëdhënësit të saj.

“KFOR po vazhdon aktivitetet e tyre në përputhje me mandatin e tij ne OKB, që rrjedh nga rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe liri të lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thekson Minutella.