Paralajmërohet edhe shtrenjtimi i biletave të aeroplanit

HomeLajme

Paralajmërohet edhe shtrenjtimi i biletave të aeroplanit

Çmimet e larta të naftës pritet të ndikojnë në shtrenjtimin e biletave për udhëtimet me aeroplanë, sipas shefit të kompanisë Delta, Ed Bastian. Ai

Rahimaj: Tri projekte do të fillojnë këtë vit në Kamenicë
Gjykata merr vendim për reformën në arsim të nisur nga Qëndron Kastrati
Për çfarë rroge dhe kushte të tjera nuk do ta braktisje kurrë Kosovën

Çmimet e larta të naftës pritet të ndikojnë në shtrenjtimin e biletave për udhëtimet me aeroplanë, sipas shefit të kompanisë Delta, Ed Bastian.

Ai ka thënë për transmetuesin britanik BBC, se ndikimi përfundimtar “varet nga çmimet e kerozinës”.

Çmimet e karburanteve kanë arritur në nivelin më të lartë në 14 vjetët e fundit, si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.

Emirates, Japan Airlines dhe AirAsia janë në mesin e kompanive që kanë thënë se do të rrisin çmimin e biletave.

Para pandemisë – më 2019 – 200 milionë konsumatorë kanë udhëtuar me Deltan, duke e bërë kompaninë e dytë më të madhe në botë për nga numri i pasagjerëve.

Bastian ka thënë se për fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara, çmimi i biletave do të rritet për gati 25 dollarë në biletë, dhe për fluturimet ndërkombëtare çmimi do të jetë pak më i lartë se aq.

Fluturimet ndërkombëtare përbëjnë 35 për qind të biznesit të kompanisë Delta, raporton rel.

Shumë kompani tentojnë të mbrojnë veten nga situata të tilla, duke siguruar karburantet paraprakisht.

Easyjet dhe British Airways, kanë thënë se kanë siguruar kerozinën për 60 për qind të nevojave të këtij viti.

/GazetaSinjali/