Paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së nëse faturat shpërndahen me rritje çmimesh

HomeLajme

Paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së nëse faturat shpërndahen me rritje çmimesh

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), nëse vazhdon që

Haziri: Sportistët tanë në Gjilan do të kenë ambiente që i përmbushin kërkesat e talentit të tyre
Tollovi në pikat kufitare, sërish kolona të gjata të automjeteve për të dalë nga Kosova
Konfirmohen aktakuzat për korrupsion ndaj ish-ministrit Hasani, Ragip Begajt dhe të tjerëve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), nëse vazhdon që t’i shpërndajë faturat e energjisë elektrike me rritje çmimesh.

Tahiri në konferencën e sotme për media, ka thënë se falë PDK-së, vendimi i ZRrE-së është shpërfaqur anti-ligjor dhe si i tillë nuk duhet të implementohet.

“Kurti nuk ka arritur të japë për krizë të madhe. As nuk është menaxhuar ngritja e çmimit. Falë PDK-së është pezulluar vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe zotëri Kurti nuk ka dhënë zgjidhje. Inflacioni ka qenë 10 për qind. Bordi i ZRRE po vepron një anshëm duke tarifuar qytetarët pa bazë ligjore. Nëse ndodh kjo do t’iu bëjmë kallëzim penal dhe këtë njerëz do të përfundojnë në burg. Vendosja e tarifave është veçse haraç. T’i tarifojnë qytetarët me tarifa të vjetra”, tha Tahiri.

Ndërsa për mundësinë që qytetarët ta tërheqin një pjesë nga fondi i kursimeve pensionale, Tahiri ka kërkuar përkrahje edhe nga mazhoranca. Kjo sipas tij do ta ndihmonte sado pak jetën e qytetarëve.

“Ne kemi proceduar me projektligj. Besoj që edhe VV-ja duhet ta përkrahë një iniciativë të tillë sepse 30 për qind e trustit do ta zbuste jetën e qytetarëve”, tha Tahiri.