Paralajmërohet prishja e tenderit për stadiumin e qytetit në Gjilan

HomeSport

Paralajmërohet prishja e tenderit për stadiumin e qytetit në Gjilan

“Ose do të ketë punë intensive, ose do t’i shkëpusim kontratën kompanisë aktuale”, kështu është shprehur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Haj

Fotografi gjilanas që poi jep shkëlqimin Superligës me imazhe fantastike
Në ditëlindjen e tij përurohet shtatorja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri
Gjilani fiton thellë në udhëtim te Ulpiana, lipjanasit bien matematikisht nga BKT Superliga

“Ose do të ketë punë intensive, ose do t’i shkëpusim kontratën kompanisë aktuale”, kështu është shprehur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, në lidhje me rindërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan.

Shkruan: Xhemail VESELI

Në një prononcim për Gazetën “Enigma” gjatë vizitës në Shtëpinë e Kulturës në Komunën e Dardanës, ministri Çeku paralajmëroi hapur kompaninë e cila ka fituar tenderin për kryerjen e punimeve në stadiumin e qytetit në Gjilan.

“Nëse ky operator nuk e kryen punën si duhet në të ardhmen alternativë mbetet shkëputja e kontratës, por nëse vjen deri aty puna, pastaj do të kishim pasoja tjera, sepse ai fakt aktivizion një byrokraci tjetër. Do duhej të shpallej sërish thirrje publike, do duhej të mirreshin sërish oferta, pastaj do duhej të shqyrtoheshin ato gradualisht, e më pas do të vinin afatet ligjore të ankesave, OSHP-ja, etj, prandaj kjo do të mund të na fuste në një ‘qorrsokak’ tjetër, e që për pasojë do t’i zvarriste akoma më shumë punët”, deklaroi fillimisht Çeku.

I pari i sportit të Kosovës, ministri Çeku, në një prononcim ka potencuar gjithashtu se është në dijeni lidhur me tërë procesin e punimeve dhe zhvillimet tjera që lidhen me stadiumin e qytetit në Gjilan, si njëri nga objektet e rëndësisë së veçantë për rrjedhën e edicionit dhe futbollit të Kosovës në tërësi.

Për atë stadium ka një IMU në mes ministrisë dhe komunës, pra bartëse e procesit të ndërtimit është komuna e Gjilanit, kurse ministria është vetëm financuese. Të gjitha procedurat byrokratike janë obligime të komunës përfshirë edhe mbikqyrjen e zbatimit të punimeve. Por, ne jemi angazhuar dhe i kemi bërë presion edhe komunës, sikurse edhe operatorit, veçmas këtij të fundit, për të shtuar dinamikën e punimeve, duke ua sqaruar se sa më shpejt të kryhen ato aq më shpejt do të paguhen obligimet. Ne kemi kryer pjesën tonë të obligimit kurse ‘presionin’ po e mirëmbajmë, e kryertari i ri i komunës së Gjilanit besoj se ka me insistu për dinamikë më të theksuar në raport me operatorin, me qëllim që të ç’bllokohen të gjitha çështjet”, tha ai për Gazeta Enigma.

Sipas Ministrit Çeku, zvarritja e projektit të stadiumit nuk ka ndodhur për shkak të buxhetit, pasi sipas tij mjete ka mjaftueshëm, por është çështje e kapaciteteve të operatorit punëkryes.

“Shumë operatorë janë ndonjëherë edhe të papërgjegjshëm, të cilët në fund vet e shkëpusin kontratën dhe aspak nuk e kanë telashe ta bëjnë një gjë të tillë, madje as nuk mërziten fare nëse e lënë keq një komunitet të tërë, apo në këtë rast, një komunë të tërë me infrastrukturë sportive. Ne krejt presionin jemi duke e bërë mbi operatorin, i cili bëhet në formën e garancës për buxhet, duke i thënë: ‘kryeni puntë dhe mjetet i merrni menjëherë, sepse fonde ka, buxhet ka. Dhe jo vetëm nga buxheti i ministrisë, por ka edhe nga ai i qeverisë, ngase kemi pasur një zotim publik të ministrit të financave, ekskluzivisht  në raport me stadiumin e Gjilanit: ai është zotuar publikisht ndaj operatorin duke i thënë decidivisht: ‘kryejeni punën dhe menjëherë i merrni mjetet’”, tha ai.

Ja sa shikues do të lejohen në Stadiumin e Qytetit në Gjilan - Gazeta Enigma
Stadiumi i qytetit në Gjilan

Ministri Çeku më tej është shprehur i vendosur se do të vazhdojë me kryetarin e ri të komunës së Gjilanit të rrisë presionin ndaj operatorit, si alternativa më e mirë, pasi në të kundërtën do të dilnin një sërë problemesh që do të kishin kosto të lartë, si në aspektin buxhetor ashtu edhe në atë të cilësisë së punimeve dhe zvarritjeve byrokratike.

Ai në fund shfrytëzoi rastin të apeloj për mobilizim të përbashkët e të sinçertë të të gjithëve, si të komunitetit të sportistëve e të komunës së Gjilanit, ashtu edhe të  institucionit që drejton vet, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në funksion të realizimit sa më të shpejtë të projektit të stadiumit të Qytetit në Gjilan.